Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama mbërrin në Durrës, nis mbledhja e Asamblesë së PS

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama mbërrin në Durrës, nis mbledhja e Asamblesë së

Vetëm pak minuta më parë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës, ku edhe do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Fokusi në këtë takim do të jetë te rienergjizimi i partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi I dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Axhenda e plotë:

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5.Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese