Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Edi Rama: Mandati i dytë u thye në mes por jemi krenarë për ato që kemi bërë, mjerë ne nëse pandemia do na kishte goditur disa vite më parë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në prezantimin kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës ka folur edhe për arritjet e qeverisë në 8 vite, teksa u ndal te mandati i dytë, për të cilin tha se u thye në mes për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

Rama u shpreh se qeveria është krenare për ato që ka bërë në këto vite, ndërsa shtoi se puna e bërë në sistemin shëndetësor ndihmoi në përballimin me sukses të pandemisë, pasi nëse COVID-19 do të kishte goditur disa vite më parë kur spitalet ishin në gjendje të mjerueshme, vendi do të ishte në një gjendje të mjerë.

“Është e qartë që qoftë zgjedhje e Luljetës apo Najadës nuk janë të rastësishme në një kohë kur ne jemi detyruar ë përballemi me 2 sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë të dytë duke bërë që prioritetet tona të spostohen në 2 drejtime të paparashikuara. Nga njëra anë rindërtimi pas tërmetit të 15 muajve më parë dhe nga ana tjetër përballja me pandeminë që sprovoi sistemin shëndetësor. Në kushte aspak të lehta pasi jemi në process transformimesh.
Ajo që mbetet ende për t’u bërë që shëndetësia të shkojë në nivel tjetër, nuk është pak dhe vjen natyrshëm pyetja se si do mund ta përballonim goditjen nga virusi nëse nuk do të kishim bërë gjithë ato punë të mëdha që janë bërë në sektorin e shëndetësisë në të gjithë vitet që i pararendën kësaj goditje. Është e paimagjinueshme se çfarë mbështetje apo mundësie do kishte sistemi ynë shëndetësor nëse virusi do të kishte zbritur në këtë vend disa vite më parë kur spitalet ishin në një gjendje që të thuash e mjerueshme është pak.
Prania e Luljetës dhe Najadës në këtë skuadër është nga njëra anë adresimi i nevojës së përfaqësimit tek kategori profesionistësh dhe individësh që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto 15 muaj nëse nisemi nga tërmeti. Nga ana tjetër është shprehje e vullnetit tonë për të çuar deri në fund përballjet e nisura.
Deri në pranverën e ardhshme do të jenë kryer të gjitha punët e nevojshme për të gjitha familjet që kanë nevojë të kthehen në një shtëpi të re. Kemi ët gjitha arsyet të ndihemi krenar për çfarë kemi bërë dhe të ndihemi të sigurt për ato që do vijnë.  Ne jemi e vetmja forcë që kemi idenë se si mund të arrijmë aty ku duhet dhe që kemi eksperiencën dhe aftësinë për të arritur aty ku duhet”, tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img