Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Edi Rama: Kryeparlamentari britanik me shprehu keqardhje për retorikën ndaj shqiptarëve, ngriti lart rolin e vendit tonë në botë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama zbardh takimin e kryetarin e Kuvendit në Angli, Lindsay Hoyle, dhe thotë se ky i fundit i ka shprehur keqardhjen për retorikën shqetësuese që është përdorur ndaj shqiptarëve nga politikanët britanikë.

Të dy liderët kanë nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, ndërsa kryeparlamentari britanik ka theksuar vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Angli.

Lindsay Hoyle ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, thotë kryeministri Rama.

“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Edi Rama.

Më shumë