Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama kritikon portalet, studiot dhe analistët shqiptarë: Një rrjet veprimtarësh të paguar që prodhon tituj kriminalizues, shantazhues

Shkruar nga Newsbomb

“Komunikimi i Javës” nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook, këtë të dielë ka sulmuar një pjesë të madhe të studiove televizive, portaleve dhe analistëve në vend, për të cilët Rama i quan një rrjet veprimtarësh që shpifin, shantazhojnë dhe vendosin gjoba në emër të liri të fjalës.

Sipas Ramës, talljes së analistëve shqiptarë me publikun po i vjen fundi. Ai thotë se analistët shqiptarë flasin si politikanë të dështuar për gjëra që as nuk i dinë dhe as nuk marrin mundimin të përgatiten përpara se të hyjnë në studio.

“Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës jo vetëm nga ata shqiptarë që nuk i përfaqësojnë qoftë në Shqipëri apo edhe në Kosovë. Por edhe nga gjithë moria e analistëve dhe opinionistëve që përfaqësojnë vetëm një mikrobotë mllefesh, padijesh e klikimesh e qëndrimesh krejt sipërfaqësore që janë inekzistente kur filitet për probleme reale apo duhen trajtuar çështje që i interesojnë publikut”, ka thënë Rama, raporton Newsbomb.al.

Më tej Rama ka thënë se Shqipëria politike-mediatike i ka bërë dy dëme të mëdha Kosovës.

“E ka infektuar politikën dhe kuvendin e saj me akuzat e gjuhës ekstreme, Poashtu e ka infektuar edhe skenën mediatike të studiove dhe portaleve”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.