Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama kritikon BE-në: Kosova i plotësoi të gjitha kushtet, absurde pse qytetarët nuk lëvizin lirisht në Europë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama kritikon BE-në: Kosova i plotësoi të gjitha kushtet,

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Prishtinës ka kritikuar BE-në në lidhje me mosliberalizimin e vizave me Kosovën.

Ai u shpreh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, por ende qytetarët kosovarë nuk mund të lëvizin lirshëm, ndja sipas tij, kjo është absurde.

“E besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga incercia e pafundme e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqenie është ‘Ballkani i Hapur’ për ne, sot si pjesë kompimentare e rrugës së integrimit në BE, që nuk varët nga ne. Kosova duhet të lëvizte lirisht, ju, prej disa vitesh pa viza. Jeni i vetmi komunitetit me viza në Europë. Jeni komuniteti i vetëm që aleanca euroatlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Është absurd! Gjyshërit tuaj apo prindërit, jetonin nën Slobodan Millosheviçit dhe lëviznin lirshëm. Kurse ju jo. Pse? Sepse BE nuk mban fjalën. Nuk kanë lidhje fare ato që thonë sot me të drejtën tuaj për të lëvizur lirisht. I thanë Kosovës; duhet të bëni këto detyra që janë teknike. Kosova i bëri të gjitha, këtë e thotë raporti i BE. Kur dolën papritur dhe thanë; Do bëni dhe Demarkacionin me Malin e Zi, se çfarë lidhje kishte kjo. U bë dhe ai. Po tani pse nuk i heqin? Ndërkohë, sot kanë liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz. Këtu 2 milionë njerëz dhe se hapin. Është një turp, këtë e kam thënë publikisht në çdo takim. E kuptojnë që është turp, por nuk iu vjen turp. Kjo për arsye të brendshme.”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll