Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama komenton planin ekonomik të PD: Është si karakteri i Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Premtimi për taksën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2c03367a558690b8ea07fe5f65d364b7

Kryeministri Edi Rama thotë se programi ekonomik i PD është, sipas tij, si karakteri i Lulzim Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.

Më tej, kryeministri në një komunikim me gazetarët, bëri me dije se qeveria do të rishikojë taksën për të pasurit, apo atë që njihet si taksa progresive, dhe sipas tij do të ketë një ulje të saj.

“Programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Taksa e sheshtë është për tju dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë. Dhe për tju marrë shpirtin atyre që fitojnë me pak.

Sot jemi në kushtet kur taksa jonë, që unë e quaj taksim i ndershëm, konsiderohet si koncept taksë progresive, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat.

Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën e një rishikimi të një progresiviteti për të ardhurat personale. Por kjo do të bëhet bazuar në bindjen tonë se është koha për ta bërë, dhe ne këmi këtë bindje, dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale.

Ne nuk duam që fushta dhe zgjedhjet të jenë një arsye për të dobësuar karakterin tonë. Atë që është baza e qeverisë sonë, e parimit që kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak duhet të paguajnë më pak”, tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img