Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Edi Rama kërkon votën e shqiptarëve: Ajo që kemi bërë është e jashtëzakonshme, por asgjë me atë që duhet të bëjmë! PD nuk meriton shanc tjetër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama kërkon votën e shqiptarëve me 25 prill, pasi sipas tij, ajo që qeveria e tij ka bërë është e jashtëzakonshme në krahasim me atë që socialistët kanë gjetur 7 vite më parë, por asgjë me atë që duhet bërë.

Sipas Ramës, PD nuk e meriton një shanc tjetër për të qeverisur Shqipërinë sepse e ka pasur atë shanc disa herë.

“Ata nuk e meritojnë një shanc për të qeverisur Shqipërinë, se e patën shancin dhe bënë të njëjtën gjë. Im bir sot është 30 vjec dhe kostoja dërrmuese që duhet të paguajnë gjithë jetën, është një kosto marramëndëse. Në 25 prill luhet fati i gjeneratës së të lindurve në këtë shekull të ri. Ju gjykoni, ju vendosni”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kërkojmë para jush jo thjeshtë me bindje, por me bindje të thellë mbështetje për të ecur përpara. Ajo që kemi bërë është e jashtëzakonshme me atë që gjetëm, por nuk është asgjë me atë që duhet të bëjmë në dekadën në vazhdim.

Garancia që ne ju japim me garancinë që ju japin ata të tre, një garanci se ne dimë ku duam të shkojmë dhe ne e dimë sesi shkohet aty ku duam.

Ata nuk e meritojnë një shanc për të qeverisur Shqipërinë, se e patën shancin dhe bënë të njëjtën gjë. Im bir sot është 30 vjec dhe kostoja dërrmuese që duhet të paguajnë gjithë jetën, është një kosto marramëndëse. Në 25 prill luhet fati i gjeneratës së të lindurve në këtë shekull të ri. Ju gjykoni, ju vendosni.

O përpara, me durim, shumë punë, o prapë në gropë, pas menuve të pasura dhe recetave çudibërëse.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img