Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama kërkon votëbesimin për mandatin e 3-të, e nis fjalën për dhunën ndaj grave: Po bëhet kërdia! Në sallë e pranishme dhe Linda Rama

Shkruar nga Newsbomb

"Kërkojë votëbesimin tuaj për mandatin e tretë." Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në Kuvend, se seancën e sotme plenare që po mbahet për votimin e programit qeverisë dhe qeverinë e re të socialistëve.

Rama ka folur për dhunën ndaj grave dhe vajzave, që siç tha po bën kërdinë.

"Ngjarjet tronditëse me jehonë publike janë maja e një ajsbergut të frikshëm. Ndërkohë, dhuna në familje ku viktima janë gratë dhe vazjat, bën kërdinë. Dua të shpresoj që të gjitha gratë e pranishme në këtë sallë, ta ndjejnë më fortë se kurrë më parë përgjegjësinë për t'u bërë misionare dhe të flasin me akte konkrete në betejën për fuqizimin ebgrave dhe vajzave në shoqërinë shqiptare", tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë, e pranishme në sallë ishte dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Kjo e fundit u fokusua në një moment nga kamerat teksa dëgjonte nga plateja fjalën e Ramës.

Linda Rama e pranishme ne Kuvend

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu