Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Edi Rama kërkoi njohjen e Kosovës në OKB, kryeministja serbe citon Antonio Guterres: Për ne nuk është shtet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës në Këshillin e Sigurimit i cili bëri thirrje për njohjen e Kosovës. Homologia e Ramës citon sekretarin e OKB, i cili sipas saj, është shprehur se Kosova nuk është shtet.

“Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike.”, ka thënë Brnabiq, shkruan Tanjug.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e OKB njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur prerë se kjo gjë duhet të përfundohet. Rama deklaroi se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit shqiptar, Kosova është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe që ka sjellë shumë paqe e stabilitet në rajon, si dhe ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img