Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama: Kënaqësi e veçantë që takohemi me ty Albin, edhe pse pakkush na beson, por ne qeshim! (Propozimi për dy Kuvende)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama: Kënaqësi e veçantë që takohemi me ty Albin,

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive shqiptare në Prishtinë, veç falenderimeve zyrtare ka bërë edhe një enkas për homologun Kurti. Ai tha se ishte kënaqësi e veçantë të ishte sot në këtë takim, shkruan newsbomb.al.

"Është një kënaqësi e veçantë, edhe pse pak kush e beson, por që ne takohemi dhe kemi një sinergji të plotë, qeshim jo pak. Dua të them disa shifra që besoj janë domethënëse. Kur ne kemi nisur punën më nga afër me qeveritë e Kosovës, kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 milionë euro. Sot volumi është 433 milionë euro", u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri foli dhe për Portin e Thatë që do ndërtohet në Kosovë, ndërsa kabineteve të dy vendeve ju tha se problematikat e viteve të kaluara ishin zgjidhur. "Është e pajustifikueshme të kemi probleme siç kemi pasur deri vjet dhe radha të pafundme nëpër dogana për kontrollin një për një të makinave", vijoi Edi Rama.

Kryeministri Rama në fjalën e tij u ndal dhe te projekti i Abetares së unifikuar për Kosovën dhe Shqipërinë, dhe gjithë vendet e tjera ku flitet e mësohet shqip. Kjo do të ndodhë në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, diasporë dhe në Serbi.

"Është këtu vendi i duhur për ta thënë se ka mbaruar faza e parë e punës për Abetaren e unifikuar. Puna për fazën e dytë vazhdon dhe jam shumë i lumtur që do kemi mundësi bashkë me Albinin të dorëzojmë Abetaret e unifikuara.

Kemi folur dhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Kemi folur edhe me kryeministrin e Malit të Zi. Do ta bëjmë edhe në Serbi. Edhe me pjesën tjetër që e ka merak vetë Albini, në diasporë" u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij.

Gjithashtu, Rama propozoi që në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, në nëntor 2022, dy qeveritë shqiptare të mbajnë një Kuvend të përbashkët.

"Unë do ju propozoja se duke qenë se jemi në 110 vjetorin e Pavarësisë, ne të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, me të dy Parlamentet e mbledhura në një dhomë. Po u dha dakord të na jepet dhe ne mundësia të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit.

Nëse arrijmë të bindim dy Kryesitë e Kuvendeve, që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, mbledhja e  8-të e dy qeverive me sloganin "Të përbashkuar", të materializohet në Kuvendin e përbashkuar të nëntorit", përmbylli Edi Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll