Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Vlorës, ku do të marrë pjesë në një ceremoni të organizuar në ambientet e stadiumit “Flamurtari”, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të këtij ekipi.
Për disa çaste ai është fotografuar në ambientet e jashtme të stadiumit, duke konsumuar kafe në një lokal me biznesmenin dhe presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi dhe deputetin socialist të Vlorës, Vullnet Sinaj.
E shtuna është një ditë e rëndësishme për socialistët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e partisë për të vendosur për emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit. Afati i fundit për dorëzimin e tyre në KQZ është e hëna, 27 Mars.
