Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Edi Rama jep lajmin: Në korrik do të hapim Akademinë e re të Lidershipit, keni më shumë gjasa të humbisni se sa të fitoni (Si të aplikoni)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim në rrjete sociale, për hapjen e Akademisë më të Re të Lidershipit.

Kjo akademi e cila do të hapë dyert e saj në korrik, do të jetë një mundësi e mirë për këdo që ka ambicie të bëhet një lider.

Aplikime mund të ketë shumë, por vende janë pak. E siç thotë me pak ironi, por me sinqeritet kryeministri Rama, më shumë gjasa ka të humbisni se sa të fitoni.  

KUR DO FLASIM

Në korrik do të hapim regjistrimet e Akademisë së Re të Lidershipit për vajza e djem ambiciozë, sfidues, kokëfortë. Të rinj që duan të lexojnë e që dinë të flasin, po dhe të dëgjojnë. Të pakënaqur me si shkojnë gjërat përreth, po edhe me veten e tyre. Individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Kushdo që e gjen veten në këta rreshta, që nuk është më pak se 16 vjeç e më shumë se 26 vjeç dhe që dëshiron ta provojë mundësinë e vet për një vend në Akademinë e Re të Lidershipit, kjo është adresa: https://liderakademi.al/

Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak. Prandaj kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë!

Por kush dëshiron dhe njëherësh ngurron, le të lexojë këto fjalë të Michael Jordan, “Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj i’a kam dalë të kem sukses”.

Më shumë

spot_img
spot_img