Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama jep lajmin: Do ngrihet njësia speciale policore, do e quajmë “Jonada”

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama jep lajmin: Do ngrihet njësia speciale policore, do e quajmë

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme është duke zhvilluar mbledhje me drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe te tragjedia e Himarës, ku ish-komisari  Arjan Tase përplasi me gomone për vdekje 7 vjeçaren Jonada Avdia.

Marrë shkas nga kjo tragjedi kryeministri paralajmëroi një reformë të rëndësishme strukturore në ngrehinën institucionale që merren me menaxhimin e detit, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga motorët e ujit.

Ai bëri me dije se i ka kërkuar ministrit Bledi Çuçi krijimin e një njësie speciale policore e cila do të marrë emrin e vogëlushes që i’u ndërpre jeta tragjekisht.

“Po ashtu, kam kërkuar ministrit që të krijojmë një njësi speciale policore të cilën do ta quajmë Jonada, të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe ajri me mjete të modernizuara me dron për të siguruar siguri t plotë për pushuesit”, tha Rama.

“Nga Velipoja në Sarandë falë një angazhimi maksimal ministres së turizimit dhe bashkë me të jgitha bashkitë bregdetare kemi një bregdet dhe rrugë turistike me pastërti si asnjëherë më parë. Si asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka dalë në mediat ndërkombëtare si një vend i pistë, të gjithë e kanë vënë re, ashtu sikurse një rrjet i tërë  vëzhguesish në plazhe ushtri, u mirëorganizuan, ka akoma dhe më shumë punë, por fatkikisht si asnjë vit më parë plazhet publike dhe falë bashkëpunimit me policinë e shtetit. Por duhet ta pranojmë sot se zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor na ka vënë në vështirësi këtë vit me një numër shumë të shtuar mjetesh ujore në një vend Shqipëri që se kemi as traditën e përdorimit të mjeteve të ujit ku vitet e fundit janë shtuar shumë.

Edhe pse u vendosën rregulla, përdoruesit e mjeve të ujit janë shfaqur të gjithë si shkelës rregullash dhe trupat policore të kufirit nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, sidomos në bregdetin jon ku është edhe shfaqja më akute e problemit për shkak të thellësisë  dhe afrimit të motoristave e sa më afër bregut. Gjë që solli dhe tragjedinë, dhe shkarkimi i drejtorit të asaj trupe ishte vendimi i duhur, por nuk mjafton. Prandaj nën drejtimin e zv,kryeministres ka nisur puna për nëj reformë të plotë strukturore të gjithë ngrehinës institucionale që lidhet me detin, është një lëmsh absolut. Ishte i padukshëm deri dje, deti deri vonë ka qenë i vdekur edhe komardaret ishin vënë në momnotaium. Janë 6 ministri dhe 7 institucione që kanë kompetencat e tyre në det dhe mbivendosen përplasen me nëjra tjetrën dhe kjo situatë duhet të marrë fund, jo pas disa vitesh por që sezonin e ardhshëm.

Po ashtu, kam kërkuar ministrit që të krijojmë një njësi speciale policore të cilën do ta quajmë Jonada, të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe ajri me mjete të modernizuara me dron për të siguruar siguri t plotë për pushuesit”, tha Rama.

 

Lexo edhe 1: “Shkelësi që u kthye në vrasës ishte polic”, Edi Rama flet për herë të parë për tragjedinë e Himarës: Më ka gërryer me ditë edhe netë (E PLOTË)

Lexo edhe 2: “I paudhi nuk duhet të ishte në Polici”, Rama fajëson gjykatat: E nxorën të pastër, ai që kreu tragjedinë e Himarës ishte llum

Lexo edhe 3: Edi Rama jep lajmin: Do ngrihet njësia speciale policore, do e quajmë “Jonada”

Lexo edhe: 4: Edi Rama flet për zhdukjen e Ervis Martinaj, POROSI drejtorit të Policisë: Nëse është vrarë, i thoni popullit, nëse është gjallë, kapeni!

Lexo edhe 5: Rama ULTIMATUM drejtorit të Policisë: 100 ditë kohë për të dalë nga udhëkryqi!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll