Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Edi Rama ironizon Metën për patronazhistët: O Ilir, dëgjo vajzën, shko në shtëpi, o Ilir; Nuk kursen as Grida Dumën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë për Presidentin Ilir Meta, nga një takim që është duke zhvilluar në Tiranë. Sipas tij, “çmendia e Metës nuk i ka bërë vaki askujt”.

Për këtë, Rama iu referua një deklarate të Metës dje, i cili tha se patronazhistët i kishin marrë në celular vajzën e Vogël, Era. “O Ilir. O Ilir dëgjo vajzën, shko në shtëpi. Dëgjo vajzën, shko në shtëpi. Shko në shtëpi. Shko në shtëpi, je President Akoma. Nuk i ka bërë vaki kujt kjo çmendi. Shko në shtëpi dëgjo vajzën. Ta tha mirë, babai mos pi, eja në shtëpi”, tha Rama.

Më tej për patronazhistët, Rama tha se ai është një “skenar destabilizues” i Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Kjo është bërë nga Ilir Meta! Së bashku me syrin dhe me veshin, dhe së bashku me Saliun dhe Lulin, në vazhdën e skenarëve destabizliues, siç ishte Ilir Meta bashkë me Saliun, pas marrjes peng për turpin e dheut të aeroportit të Tiranës.

Është Ilir Meta bashkë me Saliun, ai që kërkon të marrë peng mendjen e njerëzve, duke iu thënë shikoni se tani ju kanë kapur, po ju ndjekin. Ore që ju ndjekim ne, nuk ndjekim njerëzit ne, ndjekim Ilir Metën. Ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij. Po të doni ju them se çfarë po mendon Ilir Meta në këtë moment, tani. As e kam përpara fare. Tani jua them”, u shpreh Rama.

Kryeministri nuk kurseu as demokraten Grida Duma, e cila sipas Ramës ka thënë se autori i plagosjes në Kavajës është kushëri i tij.

“Kurse Grida tha ky është kushëriri i Edi Ramës. E pash kushëririn sot, e kishte mjekrën deri këtu. Mjekër për mjekër na ka bërë kushëri, po unë kushëri kam Pandin që s’ka asnjë qime në faqe. Jo atë, s’kam lidhje fare. Pandin po. Ti më ke kushëri mua?  (I drejtohet Majkos). Jo, ky më do të rruar për kushëri. E di unë nuk pranon”, tha ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img