Tirana
broken clouds
19 ° C
19 °
19 °
63 %
2.1kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Edi Rama ironizon Bujar Leskajn nga Vlora: Ç’lidhje ka Leskua me kanotiere me Mit’hat Frashërin o të marrë?! Çfarë do ju mësojë Leskua, bingon e rakinë?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Vlorë, ka sulmuar numrin 1 të lsitës së PD në Vlorë, Bujar Leskajn.

Duke e quajtur “Lesko”, Rama tha se Leskaj nuk ka asnjë lidhje me Mit’hat Frashërin, pasi kandidati demokrat mundet vetëm t’i mësojë qytetarët për raki dhe bingo.

“Shqipëria përtej pandemisë duhet të jetë me patjetër edhe Shqipëria përtej politikës së infektuar të gjithë këtyre viteve. Duhet të lëmë pas jo vetëm COVID-in, por edhe politikën e infketuar. Imagjinoni sa shumë më shumë do kishim bërë sikur në 30 vite pjesën më të madhe të kohës të mos e kishim kaluar duke u kacafytur me njëri tjerin.

Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin o të marrë. Po ku lidhet Mit’hati me Leskon me kanotiere? Atij do ia lini VLorën, Labërinë, Sarandën? Po librat e shkollës për fëmijët, do ia lini Leskos? Çfarë do ju mësojë Lesko, rakinë, vjedhjet, bingot? Të jesh pasardhës i Ballit dakort, por të më thuash se do vesh me Leskon! Pse do vesh me Leskon, për pula, për raki apo për dolli”, tha Rama.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img