Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama IRONIZON aleatët e Bashës: Agron Duka, gjeli i Agrares, Dash Shehi fryma liberale e rakisë, qirja Dule dhe Tym Idrizi i Doganave, Nardi filozofi (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0f03571657ba34b8db1db5ac6ffc2ab8

Kryeministri Edi Rama “nuk ka lënë me gjë pa thënë” për aleatët e kreut të PD Lulzim Basha, të cilët do të kandidojnë bashkë në një listë për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një prezantimi pak më parë për emigrimin, Rama i mori radhë aleatët e Bashës, nga Agron Duka, Fatmir Mediu, Dash Shehi, Vangjel Dule, te Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Agron Duka, do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare, si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 i cili nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ja justifikon emrin me faktin se vetë jeton me tagjinë e SHQUPIT, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit.

Fatmir Mediu, që vulën e Partisë Republikane të Sbari Godos e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve. Por të vetmen certifikatë prone që ai ka arritur të sigurojë për ta, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUPIT.

Dash Shehi, që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të raksië që flet më lirshëm se vetë autori, i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë depute, ka kafenenë e Parlamentit. Ka kaluar më shumë kohë se gjitha baniakeret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski se e gjithë zona e “Partizanit të panjohur” qysh nga koha e rënies së komunizmit.

Vangjel Dule, qirja i të drejtave dhe lirive të njeriut. Në TV është balli lart i minoritet grek, ndërsa në KÇK-në e koalicioneve është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Tym Idrizi i Doganave, i cili nga ana e tij TV e ka për luftë gjakatare me grekun, ndërsa deputetllëkun e ka për të shitur vende pëllumbash në zyrta e shtetit.

Pa harruar Nard Ndokën. I vetmi profil filozofik në atë grumbullim personazhesh që as humoristi me humoprin më të zi nuk do ia servirte një populli duke i shpikur kaq shumë në numër.

Ka dhe të tjerë, nuk mungon një personalitet që kartëvizitën e ka tronditëse. Xhelal Mziu deputet.

Mos harroni që është dhe një Xhaferr nga Durrësi, që e bëri diellin simite. Tha po më votuat unë do ju përmirësoj cilënsinë e diellit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img