Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
52 %
0.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Edi Rama inspektim i papritur në Durrës në sheshin kryesor, shoqërohet nga Dako

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Rama u gjend në një vizitë të papritur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së qytetit Vangjush Dako. 

E ndërsa ishte parashikuar si një ditë feste dhe me një tjetër axhendë për kryeministrin, ai u gjend në Durrës ku është duke inspektuar punimet për sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, së bashku me Vangjush Dakon. Punimet në sheshin “Iliria” kanë kohë që kanë filluar. Ato u ndërprenë para tre muajsh për të marrë një vlerësim edhe nga Ministria e Kulturës për ndërhyrjen në zonën muzeale, por edhe për çështjen e shatërvanit përpara bashkisë, të cilin bashkia kishte vendosur ta hiqte, por që u kundërshtua fuqishëm edhe nga qytetarët e Durrësit. Gjithsesi, zëri i qytetarëve të Durrësit nuk u mor parasysh dhe shatërvani u zhvendos, “në drejtim të paditur”.

Ndërkaq, Dita e Verës në Durrës, është edhe një mbështetje e kryeministrit për Vangjush Dakon, i cili do të vazhdojë të ruajë siç duket të qenurin si kandidati kryesor për zgjedhjet lokale për këtë qytet. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img