Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama ia besoi Drejtësinë Ulsi Manjës, flet Gjonaj: Jam munduar të jap maksimumin, kam pasur rezultate domethënëse

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama ia besoi Drejtësinë Ulsi Manjës, flet Gjonaj: Jam

Etilda Gjonaj nuk do të jetë më Ministre e Drejtësisë. Posti i saj i është besuar sot Ulsi Manjës nga kryeministri Edi Rama, teksa ky i fundit njoftoi emrat e kabinetit të ri.

Duke folur për mediat pas emrave të kabinetit të ri, Gjonaj ka thënë se ka dhënë maksimumin në postin e saj dhe ka pasur rezultate domethënëse.

"Në 4 vite në krye të drejtësisë jam munduar të jap maksimumin tim dhe besoj se falë mbështetjes që kamë marrë  kemi arritur rezultate sinjifikative që do të çohen para nga Ulsi Manja.

Besoj se një ministre me një mandat të plotë është i mjaftueshëm dhe besoj se kjo është një kohë e mjaftueshme në krye të dikasterit. Unë i uroj suksese Ulsi Manjës dhe kam bindjen se do të çojë para të gjitha projektet e nisura", është shprehur Gjonaj.

Lexo edhe: EMRAT e MINISTRAVE të rinj: Arben Ahmetaj zë vendin e Erion Braçes, rikthehet Kumbaro, post merr dhe Edona Bilali; Ulsi Manja “shef” i Drejtësisë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll