Tirana
moderate rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Edi RAMA i shkruan trajnerit të Bolonjës Mihajloviç, pas sëmundjes: Numrin tuaj e mora nga miku ynë i përbashkët Aleksandër Vuçiç, ai mund t’iu sigurojë…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

92adf7c03e5da58eb20c04cc306ba393

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar disa muaj më parë një mesazh shprese Sinisa Mihajlovic. Serbi që mban postin e trajnerit te Bologna vuante asokohe nga leuçemia, teksa numri një i ekzekutivit në Shqipëri ka treguar simpatinë e tij për ish-futbollistin e Crvena Zvezdës, Lazios, Romës, Interit dhe Sampdorias.

Mesazhi është botuar në librin autobiografik që serbi ka botuar pak ditë më parë (Ndeshja e jetës), ndër të cila shtypi I shkruar ka botuar mesazhin e plotë. Duket se ka qenë presidenti I sotëm I Serbisë, Vuçiç, ka qenë ura lidhëse. Në mesazh zbulohet se numrin ia ka dhënë ky i fundit Ramës pas një takimi në Novi Sad.

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri I Shqipërisë, ish-lojtari I Kombëtares shqiptare të basketbollit dhe një admirues I vjetër I Sampdorias së Vujadin Boshkovit. Numrin tuaj e mora nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje, këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’iu shpreh admirimin tim për egërsinë me të cilin po e përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por për t’iu thënë se pasi keni mundur shumë portierë nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni shumë I aftë të mundi edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës suaj të ardhshme.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidarizuese mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky I imi nuk është i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik. Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita të shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse duhet një dëshmitar, atëherë miku ynë I përbashkët mund t’ju sigurojë se tanimë prej vitesh nuk ndodh që mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit. Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më më shpresën se një ditë do mund t’ju takoj personalisht. E.R.”, shkruan kryeministri Rama. 

//Marrë nga Newsport.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img