Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Edi Rama i pikëlluar për tërmetin tragjik në Turqi: Një mision shpëtimi solidariteti niset sot drejt zonave të shkatërruara

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama shkruan i pikëlluar për tërmetin tragjik që ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë. Të paktën 500 të vdekur raportohen deri tani nga mediat vendase dhe mbi 2,000 të plagosur, ndërkohë shumë të tjerë janë nën rrënoja.

Rama njofton se një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi, për t’u ardhur në ndihmë ekipeve të emergjencave që po luftojnë me kohën për të nxjerrë të gjallë nga rrënojat personat e lënduar.

“Thellësisht i pikëlluar për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan kryeministri shqiptar.

Turqia ishte një prej shumë vendeve ndërkombëtare që ju gjendën pranë Shqipërisë, gjatë tërmetit tragjik të nëntorit 2019. Në atë kohë shërbimet e emergjencave erdhën në kohë rekord nga Turqia, ishin të parat që mbërritën në Durrës dhe zonat e prekura.

51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materialet ishin shumë të mëdha. Shteti turk u angazhua veç ndihmës dhe për ndërtimin e qindra apartamenteve të reja në Fushë Krujë e Laç.

Lexo edhe: Tërmeti tragjik, rritet frikshëm numri i viktimave në Turqi dhe Siri, mbi 500 të vdekur dhe 3 mijë të plagosur

Lexo edhe: Politika shqiptare solidarizohet me tërmetin tragjik në Turqi

Lexo edhe: Tërmeti tragjik, reagon Ministria e Jashtme: Të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë

Më shumë