Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama i kërkon ‘LIVE’ Najada Çomos t’i bashkohet PS në 25 prill: Është momenti, ne duhet të bëhemi si ty!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

534e1f6411f8602d0a2d17888b5f7721

Kryeministri Edi Rama i kërkon publikisht shefes së Infektivit Najada Çomo që t’i bashkohet Parisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Rama tha se nuk duan që Çomo të bëhet si “ata”, por “ata” të bëhen si shefja e Infektivit.

“Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i predispozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, dhe të jap fjalën që ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty”, tha Rama ndër të tjera.

Newsbomb.al më herët bëri me dije se kreu i Qeverisë i ka kërkuar shefes së Infektivit që të garojë për deputete nën siglën e LSI, në Qarkun e Tiranës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jam mirënjohës që ti je këtu. Ndoshta është momenti për ta thënë këtu. Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet një hollje zëri, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, qoftë dhe në anën tjetër të kësaj vije.

Është me siguri një arsye për të refklektuar për vetë skuadrën tonë. Është një arsye për të bërë një hapë dhe për të shtrirë dorën e lutjes, duke kërkuar që dikush, dhe kush me mirë se komandatja e vijës së zjarrit të vijë me ne. Jo për tu bërë deputetja e radhës në një grup deputetesh dhe deputetësh.

As për të lënë vijën e zjarrit për tu ulur në një karrige, që është më e rehatshme, por jo aq sa njerëzit e mendojnë. Për të qenë aty, sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është sy më sy dhe kacafytëse me armikun, të mos i mungojë paralamentit, shumicës dhe qeverisë. E cila duhet të dëgojë dhe të veprojë më shumë.

Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i predispozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, dhe të jap fjalën që ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img