Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama i drejtpërdrejtë në konferencën në Itali: Nuk jemi gati për anëtarësim në BE, por nuk mund të vazhdohet me “shto ujë e shto miell”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është treguar i drejtpërdrejtë me eurodeputetët gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme në Itali, ku u shpreh se Shqipëria nuk është ende gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Por ai shtoi se ajo që nuk kupton është shtyrja e fillimit të punës reale, pasi vendimi për t’i çelur negociatat është marrë në vitin 2018. Rama tha se nuk mund të vazhdohet më me metodën “shto miell e shto ujë” pasi kjo nuk ka kuptim.

“Në të gjithë atë që po përjetojmë, ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë që Turqia do bëhet anëtare gjatë presidencës së Shqiëprisë, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare kur të ketë presidencën Turqia. Mendoj se anëtarësimi është një fjalë e madhe dhe nëse do më pyesnit sot, unë do ju thoja se nuk jemi gati për të qenë anëtarë të BE, por ajo që nuk kuptoj është shtyrja e shtyrja, e fillimit të punës reale pasi është marrë vendimi në vitin 2018 për t’i çelur këto negociata. Kur bëhet fjala për ta pranuar ose jo, pikësëpari kjo do kërkojë kjo. T’i mbash vendet në këtë lloj pozicioni duke un thënë “jo”, dhe ne e dimë shumë mirë pse disa vende thonë “jo”, se kanë ca probleme të tjera, dhe për të thënë shto ujë dhe shto miell, dhe të bëni këtë, edhe këtë, edhe këtë tjetrën, kjo nuk ka kuptim. Duket shumë skizofrenike. Kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut, dëmtimi i një vendi sepse një shtet tjetër ka disa probleme në marrëdhëniet historike për të zgjidhur, mund të shndërrohet në një shpërthimtë madh për të gjithë. Imagjinoje që Serbia të jetë aty dhe Kroacia të thotë prit të shohim historinë se ka diçka aty”, tha Rama.

Ndërkohë gjatë konferencës është hapur edhe një sondazh se cili nga shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohet më shpejt në BE, ku qytetarët europianë kanë zgjedhur në vendin e parë me 54% Shqipërinë, ndërsa pas saj Maqedonia me 23%.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img