Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Edi Rama i bie shkurt në Kuvend: Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz Ilir Metën! Tani le të flasë Parlamenti

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, për herë të parë në Kuvend kur diskutohet një çështje e rëndësishme siç është sot shkarkimi i Presidentit Meta, ka folur shkurt, shkruan neësbomb.al. As 2 minuta nuk ka qëndruar kreu i qeverisë në foltore, por mesazhin e ka dhënë të qartë: Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz Ilir Metën.

“Meta i sotshëm nuk mund të ketë më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Tani le të flasë Parlamenti me votë”, u shpreh Edi Rama. Më herët, ai tha se Presidenti Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e Republikës së Shqipërisë.

Deklarata e Edi Ramës për Ilir Metën:

Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.  Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare.

Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shancet që i janë dhënë bujarisht, në mënyrë të përsëritur, për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore.

Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe vetë qytetarëve të saj. Prandaj, ky Parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurim vullnetin e më shumëë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar nga detyra.

Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrësesi më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalët për të si President kanë mbaruar.

Tani të flasë Parlamenti me votë.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img