Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Edi Rama i bën dalje Margaritit dhe Ibrahimajt, emëron dy ministrat e rinj në FSHZH

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama i bën dalje Margaritit dhe Ibrahimajt, emëron dy ministrat e

Këshilli i Ministrave ka marrë një sërë vendimesh në mbledhjen e ditës së sotme. Një nga vendimet e qeverisë është dhe ndryshimi i kryetarit dhe anëtarëve në Këshillin Drejtues të “Fondit Shqiptar të Zhvillimit”.

Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi zëvendësimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti me një nga ministrat më të ri në kabinetin e qeverisë “Rama”, me z. Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjithashtu u vendos zëvendësimi i Delina Ibrahimaj, e cila mban postin ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, me Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Duket se Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë dy ministrave të rinj, Gonxhes dhe Maznikut të bëhen pjesë e strukturës organizative të “Fondit Shqiptar të Zhvillimit” duke larguar ministren Ibrahimaj dhe ish-ministren e shkarkuar më herët, Elva Margariti.

FSHZH është një organizatë zhvillimore e cila i përgjigjet sfidave dhe partnerëve për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të vendit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

*

V E N D I M

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.199, DATË 10.4.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRYETARIT DHE EMËRIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT QENDROR, NË KËSHILLIN DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 2, të vendimit nr.199, datë 10.4.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kryetarit dhe emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

1. Znj. Elva Margariti, ministër i Kulturës, zëvendësohet me z. Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

2. Znj. Delina Ibrahimaj, ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, zëvendësohet me z. Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese