Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama: Hera e parë që darkoj me Kurtin dhe Vuçiçin

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama: Hera e parë që darkoj me Kurtin dhe Vuçiçin

Kryeministri Edi Rama foli për mediat lidhur me samitin e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua sot në Shkup me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama e cilësoi si një hap pozitiv pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në samit të cilët u ulën në të njëjtën tryezë së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqeësuesit e BE-së dhe SHBA-ve.

Liderët e BP u ftuan mbrëmë në një darkë nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut  Kovaçeski, i cili bëri bashkë Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin.

Kryeministri Rama tha se “kjo është hera e parë që ai darkon me Kurtin dhe Vuçiçin”.

Për kryeministri ulja në të njëjtën tryezë e Kurtit dhe Vuçiçit në kuadër të samitit në Shkup është një zhvillim pozitiv për dy vendet dhe rajonin, ndërsa thotë se ajo që ka rëndësi në fund të ditës është paqja.

“Është hera e parë që unë jam në një darkë së bashku me Albinin dhe presidentin Vuçiç dhe u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve. Dhe më rezulton që ky format dhe këto kërkesa që ka sot BE nga të gjithë për të na dhënë mundësinë që ne të marrim shumë më tepër mbrapsht në aspektin ekonomik dhe financiar flasin vetë për atë që më ka rënë goja gjithë këto vite, pasi ne duhet të integrohemi vetë brenda për brenda. S’jemi gati sepse kemi humbur kohë duke u marrë me terminologji. BE e ka bërë të qartë që kush do të bëhet shkak do të penalizojë vetveten. Në vend të merremi me përmbajtjen duhet të merremi me punë konkrete”, tha ai.

LEXO EDHE: Serbia drejt pranimit të Kosovës? Vuçiç publikon foto me Kurtin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi sot në rrjetin e tij social në Facebook një foto me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Zyrtarët e lartë  darkuan mbrëmë së bashku, një ditë para nisjes së samitit për Ballkanin Perëndimor.

Në foto ndodhet mes të tjerësh edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që nënkupoton se Kurti dhe Vuçiç janë ulur në të  njëjtën tryezë.

Krahas fotos Vuçiç shkruan: “Me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në një darkë në kantinë Kamnik. Faleminderit mikpritësit tonë Dimitar Kovachevski për mikpritjen!”

Ky veprim i Aleksandë Vuçiç duket domethenënës për raportet midis dy vendeve, pasi presidenti serb e pranoi dhe e përfshiu Kurtin te grupi i liderëve të Ballkanit Perëndimorë. Një gjest ky që ngjall shpresat se Serbia po shkon drejt pranimit të Kosovës.

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë u mbledhën  sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski  mirëpriti  liderët për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese