Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Edi Rama flet për “sulmet” ndaj SPAK: Asnjë presion sa të jem unë kryetar i PS! Për pak vite bëhen 35 vjet nga pritja e shqiptarëve për drejtësi, duhen rezultate

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë nga selia e PS, për deklaratat e tij në Asamblenë e Partisë, deklarata të cilat u interpretuan si sulme ndaj Prokurorisë Speciale. Rama ka bërë të qartë se sa të jetë ai kryetar i PS, kjo forcë politike nuk do t’i bëjë kurrë presion drejtësisë.

“Nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetar bashkie apo dhe ish-drejtora, të cilët nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tani janë prapa hekurave, kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik, se as unë dhe askush nga ne, këtu po flas personalisht, s’jam angazhuar për të thënë diçka dhe më pas për të bërë diçka tjetër”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri shtoi se të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion. “Të jemi shumë të qartë, unë nuk kam kërkuar dënim por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne…”, vijoi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

SPAK së shpejti mbush tre vjet. Vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për drejtësi të barabartë mbush 35 vjet. Si dikush që për shkak të detyrës ka udhëhequr politikisht dhe moralisht dhe vendosmërisht Reformën në Drejtësi, në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme gjithë fuqinë e mbështetjes së vet, si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë.

Unë besoj se të drejtën që në këtë moment që në njëfarë mënyre mbyll një cikël dhe hap një të ri në aspektin kohor, të drejtën që ta ndajë me opinionin publik qëndrimin tim për punën e drejtësisë së re, nuk ma heq dot askush. I kam dhe i kemi mbështetur të gjitha veprimet e SPAK. Pa asnjë ekuivok. Pa snjë koment tjetër, vetëm inkurajimin e veprimtarisë hetimore.

Për ne nuk ka të paprekshëm dhe çdokush në radhët tona që me drejtësinë që ka një llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur. Nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetar bashkie apo dhe ish-drejtora, të cilët nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tani janë prapa hekurave, kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik, se as unë dhe askush nga ne, këtu po flas personalisht, s’jam angazhuar për të thënë diçka dhe më pas për të bërë diçka tjetër.

As për të sulmuar politikisht kundërshtarët politikë përmes sistemit politik siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë. Dhe gjithë kjo që ka ndodhur e tregon. Siç nuk doli në 500 vjet, nuk do kishte dalë as në këto 5 vjet ndonjë gjykatës që të dënonte zyrtarë të partisë në pushtet.

Garancia se drejtësia mund të hyjë lehtësisht në oborrin e PS, për këdo që e turpëron këtë parti, jemi ne këtu. Lidershipi i Partisë Socialiste. Askush tjetër. Kjo është çështje zgjedhje që unë dhe ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë. Fëmijët e gjithë shqiptarëve. Duke i hyrë detit në këmbë atëherë kur askush nuk e besonte se do ja dilnim ta kalonim reformën.

Ta kenë të qartë të gjithë, shqiptarë, ndërkombëtar, gazetarë, se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend, i vetmi, që as nuk i ka bërë, as nuk i bën, dhe as nuk do ti bëjë sa të jem unë këtu jo njëherë, ndonjë presion drejtësisë. Deri kur të më jepni ndonjë subjekt tjetër, unë mbetem me këtë mendim.

Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet, SPAK po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion. Se përndryshe ça duhet të thoshim për deklaratat e përfaqësuesve europianë dhe të SHBA ku është kërkuar dhe hapur ndëshkimi i gjykatësve të korruptuar.

Presion mbi drejtësinë? Sipas meje jo. Një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia. Për drejtësinë është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi. Ça presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe ish-kryeministri të shpallur “non grata” nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme, që lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi.

Ta bësh këtë një vit pasi shpallja “non grata” është bërë dhe pasi Sekretari i Shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre. Të jemi shumë të qartë, unë nuk kam kërkuar dënim por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gurë në qafë për gjithë Shqipërinë.

Më shumë


spot_img









spot_img