Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama flet për median spanjore para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Nuk presim më asgjë nga Europa, jemi mësuar me "fjalët e bukura"

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama flet për median spanjore para samitit BE-Ballkani Perëndimor:

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni. Para këtij samiti, kreu i qeverisë shqiptare ndodhej në Sapnjë ku zhvilloi disa takime zyrtare.

Atje Rama ka dhënë një intervistë për "EL PAIS", ku ka thënë se Shqipëria nuk pret më asgjë nga Bashkimi Europian, pasi vendi ynë dhe të tjerat janë mësuar me "fjalët e bukura" të liderëve europianë.

"Ne jemi mësuar me rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm", ka thënë Rama për samitin, për median spanjolle.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në Tiranë objektivin e saj për zhbllokimin e dialogut këtë vit.

"Ne kemi dëgjuar për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar," përgjigjet ai. “Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër; fjalët e bukura janë një gjë; faktet, një tjetër ... Ka pasur gjithmonë në këtë proces një, dy, tre shtete anëtare që kundërshtojnë. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni duhet të ndjeni turpin e refuzimit", ka thënë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.