Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Edi Rama flet për median franceze, për dënimin e Llallës: Në Shqipëri njerëz të pushtetshëm po dalin para drejtësisë, po luftojmë korrupsionin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin francez TV5MONDE, nga Nju Jorku ku ndodhet prej ditësh. Ai është pyetur dhe për dënimin e ish-kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar flet vet. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e së drejtës dhe dua të shtoj luftën kundër trafikut të drogës.

Së pari nuk jemi një përjashtim në Europë, së dyti po flasim për sasi. Jemi ndër vendet me sasi më pak të konsiderueshme. Dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme në këtë drejtim”, ka thënë Rama ndër të tjera.

Më tej, kryeministri u pyet dhe për prespektivën e tij për zhvillimin e vendit, duke qenë se ka fituar një mandat të tretë.

“Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të modernizuar vendin, për të transformuar Shqipërinë në një shtet të së drejtës në standartet e BE, me një reformë të drejtësisë që shkon përpara, me reforma të tjera që shkojnë përpara.

Jemi një vend që sot ka qeverinë me pjesëmarrjen më të madhe të grave në qeveri ndërmjet vendeve të Kombeve të Bashkuara. Jemi një vend që sigurisht duhet të luftojmë me shumë gjëra që vijnë nga e shkuara e që janë ende aty, por sigurisht ka shpresë, sigurisht ka të ardhme.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img