Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Gazetarja e pyet për kullën përballë PS, Edi Rama: Do t’i kushtojë sa frëngu pulën, s’do të gëzojë asnjë metër katror më shumë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Kryesisë këtë të martë.

Teksa u pyet për ndërtimin e kullës pa leje “Eyes of Tirana”, përballë selisë së PS, Rama tha i vendosur se kush ndërton disa metra katror shtesë me qëllim fitimi, nuk do t’i gëzojë.

Ai u shpreh  se ndërtimet pa leje do të konfiksohen nga shteti për interes publik ose do të parablehen nga ndërtuesi me vlerën e tregut plus gjobës.

Më herët deputeti demokrat Ervin Salianji, ka denoncuar ndërtimin e gradaçelës në qendër të Tiranës. Ai tha se kryeministri Rama ka firmosur projektin me 26 kate, por “çuditërisht” gradaçela ka shkuar në 40 kate.

Rama: Këto janë mënyra të të kuptuarit shtrembër të realitetit për të manipuluar një pjesë njerëzish që duan t’i besojnë këto marrëzi. Nuk ka asnjë lidhje njëra me tjetrën. Nëse një kompani bën një shkelje dhe ndërton x metra katror për qëllim fitimi, vendimi ynë është i qartë e i prerë: Nuk do ti gëzojë. Ato do t’i merren dhe do t’i konfiskohen për interes publik, ose do të parablehen nga ndërtuesi me vlerën e tregut plus gjobës, ose do të dhurohen me vullnet të lirë e do të përdoren për interes publik.

Nuk do të ketë më asnjë lloj ndërtuesi që do të ndërtojë për qëllime përfitmi se do ti kushtojë sa frëngu pulën.  Ata nuk do të kenë mundësi që të lajnë duart me llumin. Ai llum që nuk ka kaluar vetingun dhe është mësuar të marrë para, nuk do të ketë më shansin. Unë nuk jam as inspekltor i ndërtimit, as shef i policisë.

Lexo edhe: Ervin Salianji nxjerr KULLËN përballë PS: Rama e miratoi me 26 KATE, shikoni sesi ka shkuar 40 KATE

Lexo edhe: Ndryshime organizative në PS? Edi Rama e pranon: Jemi në rrugën drejt fushatës, do bëjmë dhe të tjera

Lexo edhe: Instalacioni te Kryeministria, Rama: Nuk është vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme, s’po bëhet për mua

Lexo edhe: Edi Rama flet për kullën 40 kate përballë PS: Do t’i kushtojë sa frëngu pulën, s’do të gëzojë asnjë metër katror më shumë

Lexo edhe: “A ka lidhje Erdogan me mbylljen e shkollës Mehmet Akif?” Rama: S’më bën njeri presion, jam kryeministër i zgjedhur nga shqiptarët

Më shumë




spot_img








spot_img