Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama flet pas drekës me presidentin francez: Ishte një ftesë e tij për të diskutuar mbi financimin e 3 projekteve të rëndësishme në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama flet pas drekës me presidentin francez: Ishte një ftesë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në një vizitë në Paris, ku është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron.

Rama ka folur për mediat pas drekës me Macron në pallatin Elysee, ku u shpreh se vizita e tij erdhi pas ftesës që i kishte bërë presidenti francez.

Ai tha se diksutuan në lidhje me financimin e 3 projekteve të rëndësishme që ka marrë përsipër Agjencia Franceze për Zhvillim, të cilat janë: Finalizimi i punës për të garantuar 24 orë pa ndërpreje për Durrësin, Sistemi elektroenergjitik dhe Programi për gratë dhe vajzat.

“Ishte një ftesë e presidentit dhe ai dëshironte që të kalonte një drekë punë me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Francezë për Zhvillim që është angazhuar në financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është për finalizimin e punës për të përmbyllur investimet tërësore në ujësjellësin e Durrësit dhe për të garantuar ujë 24 orë pa ndërprerje, ku presidenti e mori si angazhim pas tërmetin. Së dyti, për sistemin elektorenegjitik dhe një program për gratë dhe vajzat”, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu