Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama falenderon ekipet e emergjencave civile: Mirënjohje për punën e palodhur ditë e natë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama falenderon ekipet e emergjencave civile: Mirënjohje për

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ekipet e emergjencave civile, nga Ushtria, Policia, OSHEE, Shëndetësia, ato të Bujqësisë dhe Emergjencat Civile, për punën e bërë gjatë këtyre ditëve të vështira për vendin, në disa qarqe përkatëse.

"Mirënjohje për punën e palodhur të ekipeve tona të Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, në zonat e prekura nga reshjet e larta të shiut dhe dëborës,  në bashkëpunim të ngushtë ditë-natë me ekipet e bashkive e të prefekturave përkatëse", shkruan Rama, teksa ndan dhe fotot.

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm e me reshje intensive shiu pothuajse në të gjithë territorin. Ndërkohë, në zonat malore ka pasur përmbytje dhe bllokim të rrugëve nga reshjet e dëborës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu