Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Edi Rama e zbulon në Kuvend: Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim biznesmenin Francesco Becchetti!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pak më parë në Kuvend se drejtësia shqiptare ka shpallur në kërkim biznesmenin italian Francesco Becchetti. Ky shtetas ka hedhur në gjyq Shqipërinë në Arbitrazh, ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur ndaj tij një proces penal.

Më tej, Rama sulmoi opozitën duke thënë se po përdorin një person të shpallur në kërkim për politikë. Kryeministri tregoi se është i pavërtetë lajmi se shteti ka filluar t’i paguajë paratë biznesmenit Becchetti.

Edi Rama i bëri të qartë opozitës se PS është kundër Komisionit hetimor për Francesco Becchettin sepse Gjykata e Arbitrazhit ka kërkuar të ruhet konfidencialiteti nga të dy palët që janë në gjyq.

“Komisionin në fjalë ju ta harroni se Komisioni nuk bëhet. Republika e Shqipërisë vazhdon betejën në territor asnjanës”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Është një proces penal në Prokurorinë e Tiranës, ku janë thirrur dëshmitarë të cilët prej disa muajsh kanë pasur vështirësi të lokalizohen. Ky njeriu që ju po kërkoni këtu, ëhstë në kërkim nga drejtësia shqiptare. ( i referohet Becchettit). E kuptoni apo jo, ky person është në kërkim. Ju e mbroni këtë për të bërë politikë.

Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime në arbitrazh në favor të shtetit shqiptar. Para trupave ndërkombëtare, Shqipëria është në juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në historinë e Shqipërisë me një të kërkuar nga drejtësia. Doni të bëni politikë me të.

Keni shpifur duke thënë se shteti shqiptar ka filluar të paguajë. Krejtësisht e pavërtetë. Doni të bëni dhe një Komision hetimor që shkel parimet kushtetuese dhe dëmton Shqipërinë. Konfidencialiteti i këtyre vendimimeve është detyrues për Shqipërinë. Edhe për Parlamentin e Shqipërisë është detyrues.

Komisionin në fjalë ju ta harroni se Komisioni nuk bëhet. Republika e Shqipërisë vazhdon betejën në territor asnjanës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img