Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

Edi Rama e thotë para skuadrës së re të PS: Në 12 qershor mbledhim Kongresin e jashtëzakonshëm, do zgjidhet dhe Asambleja për Shqipërinë e 2030-ës

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është duke folur në këto momente nga Pallati i Brigadave, para skuadrës së re të Partisë Socialiste e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, duke dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë socialistët.

Në 12 qershor kur shënohet dhe 30 vjetori i Partisë Socialiste, Rama tha se do të mblidhet Kongresi i jashtëzakonshëm i cili do të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare. Para socialistëve, Rama shpalosi vizionin për Shqipërinë 2030.

“12 qershori është dita e duhur për të thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm, për tu mbledhur për këtë fitore dhe programin Shqipëria 2030. Kongresi i jashtëzakonshëm do të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare, ku do të hyjnë dhe më të dalluarit e zgjedhjeve që sapo kaluam”, tha Rama.

Një mesazh, kryesocialisti e pati për të vetët dhe për PD.

“Jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike, dhe për të përçuar këtë frymë në çdo organizim të PS? Mandati i tretë nuk duhet t’iu ngjajë dy të parëve.

Kemi një plan shumë ambicioz për Shqipërinë, energjitë dhe forcat tona duhet të jenë të gjitha në dispozicion të vizionit Shqipëria 2030. Nuk morëm një mandat për Partinë Demokratike, por për të çuar në fund punët e nisura. Do jemi gati për të bashkëpunuar me demokratët kurdo”, shtoi Edi Rama.

Më shumë