Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama e la jashtë listës së PS, Musa Ulqini shfaq fisnikërinë e vet: Kam qenë i nderuar, i kam shërbyer 25 vjet socialistëve, NDERSHMËRIA politika më e mirë (E PLOTË NË BRENDËSI)

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Edi Rama - Musa Ulqini

Musa Ulqini në këtë legjislaturë që sapo po mbyllet përfaqësoi banorët e Belshit në Parlamentin e Shqipërisë. Në listat e reja të kandidatëve për deputetë, socialistët nuk e vendosën më në listë.

Por Musa Ulqini, nga shkallët e kuvendit, tregoi edhe sot fisnikërinë e tij me falenderimin dhe respektin që shprehu për shërbimin e tij për qytetarët e vendit.

“Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë”, tha ai përballë gazetarëve.

Ulqini, një ndër emrat më të vjetër të Partisë Socialiste, ka shërbyer në detyra të ndryshme, mes të cilave, ndër më të rëndësishmet, ajo e kryetarit të PS së Tiranës. Qetësia e tij në vendimmarrje, mënyra sesi operonte dhe bashkëbisedonte me të gjithë, mbetën arma e tij e fortë në politikë, pavarësisht se nuk ka qenë shumë I preferuar nga liderët e PS kohë pas kohe.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll