Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Edi Rama e krahason Lulzim Bashën me Rrapush Xhaferrin: Qytet më qytet me karvan automobilash. Pallë o pallë ku paske qenë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama e krahason me Rrapush Xhaferin kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se shkon qytet më qytet me karvan automobilash, njësoj si ai.

“Rrapush Xhaferri shkonte qytet më qytet i shoqëruar me një karavan automobilash, njësoj si Luli sot. Dhe çfarë bënte Rrapush Xhaferri kur e prisnin si shpëtimtar me këngë dhe valle. Ai thotë pse lodheni o burra, pse të gdhiheni në 4 të mëngjesit dhe të punoni tokën. Ja ku më keni mua, më jepni lekët dhe unë ju jap dyfishin.

Shitën njerëzit bagëtitë, shtëpitë, shit e shit çkishin për të shkuar te Rrapushi. Pallë o pallë ku paske qenë. Doli Rrapushi. Gratë e shkreta shifnin burrat dhe thoshin o Zot, o Zot, O Zot ishalla është e vërtetë. Po ato nuk e besonin deri në fund”, tha Rama nga Fushë Kruja.

Për të pakënaqurit, ai tha se dhe vet ishte i tillë ndaj iu kërkonte votat, sepse po të ishte i kënaqur do ishte në shtëpi.

“Sot të jesh i pakënaqur është më normalja. Edhe unë jam i pakënaqur ndaj jam sot këtu. Po të isha i kënaqur rrija në shtëpi. Pyetja ime për të gjithë të pakënaqurit është: Si zgjidhet? Zgjidhet duke u ul, duke u shtri, duke i ra prap rrugës së shkurtër?”,

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img