Hapësire reklamuese

Politikë

“Edi Rama e ka ngrënë karremin me inceneratorët", Kryemadhi: Kam prova të tjera, letrat dhe materialet janë aty

Shkruar nga Newsbomb
“Edi Rama e ka ngrënë karremin me inceneratorët",

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi përpos situatës politike në vend, ka folur dhe për aferën e inceneratorëve.

Ajo u shpreh se ka ende prova të cilat do t’i publikojë me kalimin e kohës, si dhe shtoi se SPAK është i kapur dhe i bëhet presion, por se kjo nuk mund të ndodhë për dekada.

“Intimidini që i bëhet prokurorisë e institucioneve e mediave tregon se inceneratorët janë një nga pikat më të dobëta. Kanë kaluar më shumë se 600 ditë për inceneratorin e Tiranës. Do të vijoj të nxjerr prova të tjera me kohën.

Me SPAK komunikoj me komunikim zyrtar dhe ato thonë se ka kaluar mbi 600 ditë nga hetimi paraprak. Sado të mundohen të kapin SPAK e mandatet që ka tani po 30 vite nuk e mban dot SPAK-un. Kjo është arsye që zvarritja që duan ti bëjnë përmend presionit e intimidimit, kemi një vepër penale të kryer në flagrancë nga kokat e Rilindjes ku paratë e qytetarëve shkojnë në duart e pushtetarëve.

Kam akoma mjete të tjera për të vazhduar dhe për të plotësuara dosjen. Aty ku nuk e pret. Edi Rama e ka ngrën karremin me inceneratorët. Letrat dhe materialet janë aty”, tha ajo ndër të tjera për “Kjo javë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu