Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Edi Rama: Duhet riorganizim tërësor i PS, që fitorja të mos na zërë sytë! Partia të hapet, se sa herë mblidhemi vetëm e komplikojmë (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, e ka bërë të qartë në punimet e Asamblesë që po mbahet tani në Pallatin e Kongreseve, se ka ardhur koha e një riorganizimi tërësor nga lart-poshtë të Partisë. “S’duhet të mbyllim sytë deri në fund, për të shmangur rrezikun që fitoroja të na zërë sytë”, tha ai ndër të tjera.

Numri një i PS iu drejtua anëtarëve, duke theksuar se duhet që të alarmohen tani, nëse në të ardhmen nuk duan që të shikojnë fundin e hegjemonisë së Partisë.

“Duhet të alarmohemi nëse nuk duam që papritur të shikojmë fundin e hegjemonisë politike të PS, duke u përplasur me boshllëkun që do shfaqet një ditë, për shkak të mungesës fatale të një ndjenje përkatësie, përtej interesit vetjak.

Ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh, ua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në kushtet që ne kemi këtë privilegj të madh që jemi të gjithë bashkë këtu. Sot ne duhet të mendojëm seriozisht për shëndetin, forcën dhe suksesin e PS, për një afat më të gjatë se 4 vjet”, tha Rama ndër të tjera.

Sipas tij, Statuti i Partisë dhe vetë PS duhet të hapen për njerëzit, sepse sa herë mblidhen për ta ndryshuar të parin, vetëm e komplikojnë.

“Më thotë dot njeri një gjë, pse Statuti i partisë sa herë kemi hyrë për ta thjeshtuar, vetëm është komplikuar. Ne na duhet një parti me më pak rregulla, me aktivitet social, kulturor. Partia duhet të jetë një vend ku prindërit të ndjehen mirë që fëmijët e tyre po e kalojnë kohën duke u marrë me dicka që ja vlen. Ja vlen si sporti, si arti.”

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Nuk dua të bëj këtu sot një leksion, por dua tju bind se ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe rolin e partisë në shoqërinë shqiptare. Teoria e gjithëpranuar se ndryshe njerëzit nuk të vijnë  dhe nuk të kuptojnë e punojnë për ty, nëse punësimi në shtet nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin por e atyre që udhëhiqen dhe merren prej hunde nga një tufë njerëzish të mbetur pa udhëheqsa.

Flas për forcën udhëheqëse, që duhet të jetë e aftë të kërkojë më shumë prej tyre, duke besuar te inteligjenca dhe shpirti i tyre. Duhet që në sytë e tyre të jetë njeriu që do atë që bën dhe bën atë që thotë.

Duhet të alarmohemi nëse nuk duam që papritur të shikojmë fundin e hegjemonisë politike të PS, duke u përplasur me boshllëkun që do shfaqet një ditë, për shkak të mungesës fatale të një ndjenje përkatësie, përtej interesit vetjak. Por s’mund të jetë arsyeja e vetme pse njerëzit i përkasin një partie.

Ua kemi boprxh atyre që vijnë pas nesh, ua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në kushtet që ne kemi këtë privilegj të madh që jemi të gjithë bashkë këtu. 

Sot ne duhet të mendojëm seriozisht për shëndetin, forcën dhe suksesin e PS, për një afat më të gjatë se 4 vjet.

Ka një arsye pse kjo parti arrin aty ku parti të tjera përtej Shqipërisë, jo nuk arrijnë, por nuk e kuptojnë më si mund të arrijnë. Ne dhe sot i kemi lidhjet me njerëzit. Por nuk janë lidhje që kanë garancinë afatgjatë, nga lidhjet që mund të këputen. Nga katër vjecari në katër vjecar. Nëse këputen bëhen të pangjitshme më.

Hidhni sytë rrotull dhe shikoni ku kanë përfunduar partitë socialiste. Pikërisht sepse nuk kanë mundur për 1001 arsye të jenë një ushqim jo për interesat e ngushta, por për shpirtin politik, për mendjen politike, për pasionin politik.

Akademia politike është një mjet i ri që na duhet pa humbur kohë, jo i vetmi. Me përpjekje intelektuale dhe durim milingone. Ndërkohë, një riorganizim tërsësor nga lart-poshtë, të shpërndarjes së forcave në territor, por të përfshirjes në përfaqësim jo me fjalë, e jo duke bërë nga ato farsat e anëtarësimeve të reja, për të dalë në TV me mua, ku thirren familjarë.

Mund të ndodhi që kjo parti të bëhet një parti interesi për më shumë vazja dhe djem që mund të gjejnë këtu jo punën në shtet, por atë burim nxitjeje dhe pasioni që gjejnë kur bëjnë aktivitete sociale. Ku ka aktivitet social më sfidues se politika dhe gara.

Më thotë dot njeri një gjë, pse Statuti i partisë sa herë kemi hyrë për ta thjeshtuar, vetëm është komplikuar. Ne na duhet një parti me më pak rregulla, me aktivitet social, kulturor. Partia duhet të jetë një vend ku prindërit të ndjehen mirë që fëmijët e tyre po e kalojnë kohën duke u marrë me dicka që ja vlen. Ja vlen si sporti, si arti.

Nuk mund të ndryshohet duke qëndruar në kafe, me atë mbrrokllën në dorë duke parë Kim Kardashianin.

Nëse sot s’jemi si të tjerët, kjo nuk është rastësisht por falë shumë gjerave. Gjithcka po them, nuk ka peshën të atillë që i zhbën gjërat e mëdha që kemi bërë, ndaj jemi këtu, nuk jemi si të tjerët. Ne fitojmë. Por që të mos bëhemi si të tjerët, që edhe kur bien me këmbët e tyre në pus, nuk e kuptojnë nga ju ka ardhur e keqja.

Sa më lart të ngjitesh aq më shumë rrezikon që rënien ta kesh katastrofike, nëse kujton që këmbët i ke krah që fluturojnë dhe humbet kontaktin me tokën. S’duhet të mbyllim sytë deri në fund, për të shmangur rrezikun që fitoroja të na zërë sytë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img