Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Edi Rama dhe Mitsotakis takohen në Bruksel: Të përcaktohen sa më shpejt kufijtë detarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Mediat greke raportojnë se gjatë këtij takimi Mitzotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama ka falënderuar Kryeministrin për dhurimin e 20,000 vaksinave në Shqipëri. Të dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mitsotakis përsëriti interesin për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.

Kryeministri grek përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raportojnë mediat fqinje.

Ata ranë dakord që të dy vendet të shpejtojnë negociatat mbi një marrëveshje të përbashkët për të referuar Zonat e tyre Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shkruan neësbomb.al.

Më shumë

spot_img
spot_img