Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama dhe ministrat udhëtojnë drejt Dubait

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe disa anëtarë të kabinetit të tij udhëtojnë drejt Dubait. Ata do të marrin pjesë në panairin "EXPO Dubai 2020", ku marrin pjesë liderë dhe investitorë të fuqishëm nga e gjithë bota, me qëllim krijimin e lidhjeve të reja në biznes.

Sipas raportimeve jo zyrtare, bëhet me dije se kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat kanë udhëtuar drejt Dubait ditën e djeshme, ndërsa sot në orën 16.30 Edi Rama do të mbajë një fjalim që do të transmetohet në faqen e tij zyrtare.

Panairi botëror që mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022, do mirëpresë 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.