Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Edi Rama dhe Bujar Leskaj “bëjnë paqe” në Vlorë, pas ofendimeve në Kuvend

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Vlorës, me krerët më të lartë të shtetit në Shqipëri dhe ata të Kosovës, për festimet e 110 vjetorit të Pavarësisë. Sot dhe nesër, dy ditë më radhë Vlora do të jetë kryeqendra e aktiviteteve.

Nga një video e publikuar një orë më parë në llogarinë e Ramës, ku bashkë me homologët shqiptarë të Kosovës kanë vizituar lagjen historike dhe muzetë në qytetin e Flamurit, kryeministri në një moment është shfaqur krah Bujar Leskaj.

Ata kanë trokitur gotat me verë në Muzeun Kosova në Vlorë dhe duket se kanë lënë pas përplasjet e dy javëve më parë në Kuvend. Rama tha se Leskaj dhe Paloka ishin të dehur, ndërsa këta të fundit raportohet se e ofenduan.

Siç shihet dhe në pamjet e mësipërme të publikuara në llogarinë e Ramës, shihet se të pranishmit në Muzeun Kosova – mes tyre dhe Bujar Leskaj – trokasin gotat me verë dhe qeshin me njëri-tjetrin.

Më shumë


spot_img








spot_img