Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama deputet në Durrës, kush është vajza çame që merr mandatin e PS në Vlorë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe njëherës kryetar i Partisë Socialiste, ende nuk e ka vendosur se në cilin qark do ta marrë mandatin; në Vlorë apo në Durrës. Në të dy këto qarqe Rama arriti të fitonte mandatin, pavarësisht se e vendosi veten në “vijën e zjarrit”.

Newsbomb.al mëson nga burime pranë kryeministrit Edi Rama, se ai ka vendosur të pranojë mandatin që i dhanë durrsakët, pavarësisht se edhe vlonajtët e bënë “detyrën e tyre”.

Mesa duket, duke zgjedhur mandatin e Durrësit Edi Rama lë bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor. Me një përfaqësuese të komunitetit çam në listën e Vlorës dhe dobësimin e pozitave të PDIU e PBDNJ në jug, Partia Socialiste forcon dhe më shumë pozitat e saj.

Drejtuesi i PS për Vlorën në 25 prill, Damian Gjiknuri dhe vetë kryeministri Edi Rama, kërkuan gjatë fushatës që vlonjatët të votonin për “bijën e tyre”, një kandidate të spikatur dhe vajzë e respektuar në qytetin bregdetar, Teuta Ramajn.

PS nuk arriti të siguronte mandatin e 9 që të nxirrte direkt vajzën çame deputete, edhe pse rikonfirmoi 8 mandate sa në zgjedhjet e 2017, por as vetë Teuta Ramaj nuk mori vota preferenciale mjaftueshëm për të thyer herësin.

Me dy zgjedhjeve të vështira, vajzës çame në Vlorë dhe doktorës së shkencave Ana Dhamo në Durrës, Rama duket se ka vendosur që të ketë në Kuvendin e ri të parën, duke pranuar vetë mandatin e qytetarëve durrsakë, shkruan newsbomb.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img