Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Edi Rama del papritur në konferencë, prezanton nismën e rëndësishme: Kemi një pyetje për shqiptarët (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të premte në një konferencë të papritur për shtyp. Ai po njofton një vendim të rëndësishëm, për hapjen e një procesi që ai e quan “procesi i Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë”. Ky proces synon që të marrë mendimin e të gjithë shqiptarëve për disa çështje strategjike.

Referuar asaj që po thotë aktualisht kryeministri, shqiptarët do të pyeten nëse duan të ndahen nga Maqedonia e Veriut për të vazhduar procesin e negociatave, duke qenë se vendi fqinj është bllokuar nga Bullgaria. Rrjedhimisht as Shqipëria nuk mund të vazhdojë më tej në këtë proces.

Gjithashtu, shqiptarët do të pyeten edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”. Nëse shqiptarët duan që Shqipëria të jetë pjesë e kësaj nisme, pavarësisht angazhimit të Edi Ramës. PO ashtu, shqiptarët do të pyeten edhe për pagat fiktive. Nëse qeveria do të japë shpërblim për ata që deklarojnë se punëdhënësi nuk u deklaron në tatime gjithë rrogën.

“Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë. 

Eshtë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, po na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim”, njofton Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img