Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama del në konferencë: Shpresoj shumë të takohemi me Kurtin nesër! Kosova rrezikon sanksione të rënda, kam frikë...

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama del në konferencë: Shpresoj shumë të takohemi me

Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e kësaj të hëne në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për mbledhjen e nesërme që pritet mes dy qeverive shqiptare. Më herët, nga burime jozyrtare është raportuar se mbledhja është anuluar.

Në fjalën e tij, Rama është treguar i kujdesshëm, duke mos folur për një vendim të kryer, por tha se shpreson ende që nga Kosova të ketë sinjale pozitive. Me aq sa ai la të kuptohet, Edi Rama tha se ka kërkuar që në mbledhjen e nesërme të flitet për zhvillimet në veri.

"Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi, për të ballafaquar opinionet kur në kushtet e përsëris, jemi në kushtet së masave shtrënguese. Kam bërë një përpjekje për t'ju kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojnë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, mund të vihet në lëvizje", tha Rama.

Pyetje: A po agravohet marrëdhënie Shqipëri-Kosovë?

Edi Rama: Nuk është fjala këtu për të zotin e hallit, sepse halli është i Kosovës. Por është edhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e ka bërë këtë komb të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij mijëra vjeçare.

Halli nuk është i kryeministrit, është i qytetarëve të Kosovës, i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve. Ne e kemi shumë problem, sepse Shqipëria nuk është një ufo dhe marrëdhënia jonë është një marrëdhënie vëllazërie.

Ne mendojmë njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Unë isha 100% me Albinin që zgjedhjet në veri duheshin mbajtur, edhe kur ndërkombëtarët i thonin mos i mbaj. Në atë rast kam dhënë dhe unë kontributin tim modest që partnerët të kuptonin se nuk ishte një tek e Albin Kurtit, por një qëndrim parimor.

Ne si vend jemi 100% kundër mënyrës sesi po veprohet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese