Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Edi Rama batuta me të rinjtë në Durrës, iu tregon çfarë do ju thoshte Basha: Futini një të martume se lekët ua gjej unë, bëni dhe kalamonin (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Durrës, ku nuk ka kursyer batutat me të rinjtë për premtimet e kreut të PD Lulzim Basha. Rama ironizoi premtimet e Bashës duke thënë se me të “jeta osh qejf”.

“Ça ju thotë Luli juve, e keni dëgjuar? Luli iu thotë që s’do paguani asnjë lekë në shkollë. Do jua paguaj unë. Luli e shef këtë gocën ‘i thotë të shof pak të mërzitur’. Kjo i thotë ‘shiko se unë kam një kshu me këtë çunin, po ky është pa punë’. Luli u thotë futini një të martume, lekët iua gje unë. Madje, bëni sa më shpejt kalamonin se lekët i kam unë. Do jua marr unë kalamonin, do jua çojë në kopësht”, ironizoi Rama.

Më pas, kryeministri bëri dhe një “inskenim” sesi do të vepronte Basha po të takonte të rinjtë durrësakë.

– Po shiko se ky çuni, ka babën që ka një biznes të vogël po s’po ja del

Luli: 1 mijë euro në muaj babës tat, i ke nga unë.

– Po shiko se mamaja ime, vjehrra e këtij, merr 800 mijë lekë po i ka sigurimet shoqërore të larta

Luli: Po ca problemi ka, do tja ul unë sigurimet. Thuaj të votojë PD dhe sigurimet ikën.

– Po puna është te gjyshi i Këtij, se gjyshi ka pensionin e ulët

Luli: Po ca flet mor burrë, vetëm voto mo se gjyshi do ta ketë pensionin… sa e do gjyshi. Fillimissht 1 mijë euro e pastaj 2 mijë euro.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img