Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama batuta me Skënder Gjinushin te Akademia e Shkencave: Për herë të parë, s’më ka uruar. Është bërë me pakicën

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama batuta me Skënder Gjinushin te Akademia e Shkencave: Për

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një aktivitet të zhvilluar te Akademia e Shkencave. Ai ka bërë batuta dhe me kreun e saj, Skënder Gjinushin, për të cilin ka thënë se për herë të parë nuk e ka uruar për fitoren e 25 prillit.

Sipas Ramës, Gjinushi këtë herë është bërë me pakicën. “...kur u arrit depolitizimi me Skënder Gjinushin e ardhmja është e sigurt”, u shpreh Rama.

“Për herë të parë Gjinushi nuk më ka uruar fitoren e zgjedhjeve, pavarësisht se është i kënaqur se unë kam fituar, ka menduar edhe për ata që janë mërzitur, që janë pakicë. Për herë të parë në historinë  tij është bërë më pakicën. Nuk besoj se ka detaj më domthenës, kur u arrit depolitizimi me Skënder Gjinushin e ardhmja është e sigurt”, tha kryeministri.

Lexo edhe: Rama nga Akademia e Shkencave: Ka marrë fund koha kur titujt shpërndaheshin si dekorata presidenciale

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll