Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Edi Paloka tregon pse PD dhe LSI nuk dolën me një listë të përbashkët: Qëllimi është të maksimalizohet vota, e kemi gjykuar dhe na rezulton…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5118e18b0066f820e4cbe2d409f8acf9

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se pse PArtia Demokratike dhe LSI dolën me një listë të përbashkët.

Ai u shpreh se qëllimi është maksimalizimi i votës, ndaj pasi kanë diskutuar dhe gjykuar, u vendos që partitë të dalin në lista të ndara.

Paloka tha se është diskutuar edhe me partitë e vogla për t’u “shkrirë” me Partinë Demokratike, por vendimi do të merret nga këto parti pas 25 prillit.

“Qëllimi i parë i këtij bashkimi është që si parti dhe si qytetarë, ne të mundemi të garantojmë fitoren e këtyre zgjedhjeve. Marrëveshja që ne kemi realizuar rregullojnë marrëdhënien me kryetarët e partive, por me një qëllim, maksimalizimin e votës së opozitës.
Duhet të kemi parasysh qëllimin e këtij bashkimi. Shpresoj që ky koalicion të përfaqësojë 80% të shqiptarëve që duan ndryshimin. Kryetarët e këtyre partive do të jenë në listën e PD-së.

Ne kemi diskutuar dhe e kemi thënë që qëllimi mbetet e njëjti, maksimalizimi i votave. E kemi gjykuar dhe na rezulton se PD me koalicion dhe LSI në krahun tjetër do të jemi dy forca që do të maksimalizojmë votat. Hileja që bëri Rama me koalicionet do t’i kthehet kundër. Me FRD kemi bërë bisedime dhe jemi ende pa një marrëveshje, por jemi afër saj.

Bisedimet për t’i “shkrirë” të gjitha partitë me PD-në janë bërë por ngelet në dorën e këtyre partive pas 25 prillit”, tha Paloka.

Më shumë

spot_img
spot_img