Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Edi dhe Linda Rama takohen në Nju Jork me Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë të Amerikës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, janë takuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës me presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden. Kreu i qeverisë shqiptare merr pjesë në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

“Foto e ditës” shkruan Edi Rama, teksa ndan pamjet krah presidentit Joe Biden dhe bashkëshortes së tij, i shoqëruar nga Linda Rama.

Në takimin që zhvilloi dje me krerë të shteteve dhe qeverive në Nju Jork, Harvard Club,  Rama foli për sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë, ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit.

Ky përfundim u arrit pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane. Kryeministri u shpjegoi homologëve të tij, se për këtë arsye u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img