Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Edhe vajza piu helm si e ëma”, vjehrra e Bedries mbron me zell Xhemalin

Shkruar nga Newsbomb

Vjehrra e Bedrie Lokës foli sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” lidhur me vetëvrasjen e nuses së saj, e cila i dha fund jetës disa ditë më parë duke pirë fotoksinë.

Teksa mbron me zell pafajësinë e djalit të saj Xhemal Loka, vjehrra e Bedries pretendon se Bedria ka tentuar t’i japë fund jetës edhe gjatë verës së 2023-it.

LEXO EDHE: “Mirë mo mami, mirë se e qep unë”, biseda e fundit e Bedrie Lokës me vajzën

Ajo tha gjithashtu se edhe mbesa e saj (e bija e Bedries dhe Xhemalit) ka tentuar t’i japë fund jetës gjashtë vite më parë.

Po mirë, po vajzën Xhemali e shtyu të pijë helm?! Para rreth 6 vitesh ka pirë dhe vajza helm, nuk e di pse”, ka deklaruar ajo, duke thënë se djali nuk e dhunonte nusen dhe se kishin raport të mirë.

Sot pritet të caktohet masa e sigurisë për bashkëshortin e Bedrie Lokës, Xhemal Loka.

Xhemal Loka sot në Gjykatë Xhemal Loka sot në Gjykatë

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pas arrestimit Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.

Aktualisht jashtë ambienteve të Gjyklatës së Duirrësit ku ndodhet Xhemal Loka ndodhen të afërm të tj, mes tyre edhe e ëma, e cila doli në mbrojtje të të birit.

Ajo tha për mediat se djali i saj ia kishte falur postimin të TikTok, ku denigrohej fytyra e saj madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në datën 3 janar, kur Bedrie Loka ndërroi jetë në spital pa pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka, i cili aktualisht ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar më herët 41-vjeçaren.

Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të morgut të QSUT-së, ku mësohet se vëllezërit donin ta merrnin trupin e të ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike. Pavarësisht kërkesës së familjarëve të saj, trupi i 41-vjeçares u varros nga familja e bashkëshortit të saj. Konliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedreis ka qenë e hershme. Sipas asaj që është bërë me dije për mediat familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjehrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Kjo kërkesë është bërë dhe shkaku i shumë debateve në shtëpinë e Bedries. Sa herë që i shoqëi kthehej nga kurbeti nisnin sherret deri në dhunën fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder.

 

Gjithashtu, mësohet se në banesën e 41-vjeçares ishin vjedhur rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori këto para.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Janar. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, pasi i uroi ditëlindjen vajzës së saj më 2 Janar, ditën tjetër piu fotoksinë.

Ajo humbi jetën në spital. Kjo ngjarje e rëndë u bë publike për mediat më 5 Janar dhe fillimisht u shit si një vetëvrasje për shkak të bullizimit në “TikTok”.

Kanë qenë vëllezërit e viktimës ata të cilët thanë se përgjegjës për vrasjen e motrës së tyre është bashkëshorti.

“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai më herët.

Dy dItë më parë, në prangat e bluve të Durrësit ra bashkëshorti i Bedries, Xhemal Lokën. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij dhe sapo ishte kthyer nga Greqia e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë. Kjo gjë ka ndodhur në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë para hetuesve ky shtetas  i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale Tik Tok dhe ka mohuar akuzat se e ka shtyrë ai drejt vetëvrasjes.

“Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, deklaroi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese