Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Edhe unë qesh kur i shoh”, Bora Muzhaqi flet për lapsuset dhe gafat: Një gjë është e sigurt, s’bëj gabime në punën time

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët njihet tashmë për lapsuset dhe gafat që shpesh ka bërë në daljet e saj publike.

Në lidhje me këtë ajo është shprehur se për shkak se nuk është mësuar ende me mediat përpiqet shumë që mos bëjë lapsuse kur flet, saqë përfundon duke i bërë ato.

Ndër të tjera ajo i ka siguruar qytetarët se bën lapsuse apo gafa nuk media por që në punë nuk bën asnjëherë.

“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara. Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë se nuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime.

Siç themi dhe ne shqip sa të rrosh do mësosh, shpresoj që do ta marr atë eksperiencën. Nëse duhet t’iu them një fjali një gjë është e sigurt bëj lapsuse e gafe në televizione por në punë time nuk bëj as lapsuse as gafa”, tha Muzhaqi ajo në emisionin “Studio live”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img