Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Edhe unë gaboj”, pasi e shau nga nëna dhe e ofendoi, Luiz Ejlli i kërkon falje Deas?

Shkruar nga Newsbomb
“Edhe unë gaboj”, pasi e shau nga nëna dhe e ofendoi, Luiz

Dy ditë më parë një debat virtual “plasi” mes fituesit të Big Brother vip 2, Luiz Ejlli dhe finalistet së këtij formati, Dea Mishel. Zanafilla e këtij “sherri” ka qenë një deklaratë e Deas brenda në shtëpinë e “Vëllait të Madh, ku e kishte cilësuar Luizin si “provincial”. Kjo është përmendur nga këngëtari në një nga koncertet e tij, madje nuk kurseu as ofendimet për Dean.

Lidhur me këtë ka patur një sërë reagimesh, ku dhe vetë Dea reagoi dhe “shpërtheu” ndaj Luizit. Ndërkohë, që fill pas deklaratës së Deas edhe Luizi ka patur diçka për të thënë. Në një video “Live” në “Instagram”, Luizi në mënyrë indirect pranoi që e kishte gabim dhe do mundohet që ta mendojë mirë atë se çfarë do të thoë.

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka”, u shpreh ai.

LEXO EDHE: Sherri i Luizit me Dean, reagimi i Efit nuk duhet humbur

LEXO EDHE: E shau nga nëna, Dea Mishel “shpërthen” ndaj Luizit dhe ia numëron partnerët e Kiarës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese